Flash News

KRYESORE

Prokuroria me ‘as nën mëngë’ për dosjen ‘Tahiri’. Përgjime dhe dëshmi të reja

Prokuroria me ‘as nën mëngë’ për dosjen

Ndërkohë që Maks Haxhia, avokati i Saimir Tahirit, mohoi që prokuroria të ketë prova të reja kundër klientit të tij, e vërteta duket se qëndron ndryshe. Një dokument i siguruar nga A2 News, tregon se organi i akuzës ka një ‘as nën mengë’ me të cilin pretendon të ‘gozhdojë’ pas hekurave ish-ministrin e Brendshëm.

Sipas dokumentit, përgjatë muajve prill-maj, 2016 rezulton se ish-drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës, sektorit të Antitrafiqeve dhe Policisë Kufitare Dhërmi, kishin siguruar sipërfaqe toke, pyll, kullota në pronësi shtet dhe provat, në territorin e zonës administrative Vlorë, me qëllim kultivimin e kanabisit.

Gjatë kontrolleve në fshatrat Vezhdenisht dhe Treblove janë konstatuar një numër i madh parcelash të mbjella me nga 4500-5000 rrënjë secila.

Lidhja mes grupit dhe policisë lokale është provuar nga përgjimet telefonike. Raportet e monitorimit nga “Guardia di Finanza” në hapësirën ajrore shqiptare rezulton se numrin më të madh të tyre e kanë në Qarkun Vlorë.

Nga transkriptimet e përgjimeve mes anëtarëve të grupit Habilaj, të kryera nga autoritet italiane rezulton se gjatë aktivitetit ata kishin mbështetjen e ish-ministrit të Brendshëm, i cili ju garantonte lehtësira gjatë transportit, nëpërmjet vartësve.

Në dosje është edhe dëshmia e një shtetasi italian, i cili ngre dyshimet se paratë që përfitoheshin nga një njeri me pushtet në Shqipëri përdoreshin për fushatë elektorale.

Të fundit