Flash News

KRYESORE

Prokuroria nis hetimet për pasurinë e Saimir Tahirit

Prokuroria nis hetimet për pasurinë e Saimir Tahirit

Përveç hetimit penal, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur edhe një hetim për pasurinë e ish-ministrit të Brendshëm saimir Tahiri, sipas ligji të Antimafias.

Grupi hetimor i ka nisur shkresa disa institucioneve dhe bankave për të verifikuar të gjithë pasurinë e Tahirit. Gjithashu verifikimi i pasurisë do të shtrihet edhe tek familjarët dhe të afër të ish-ministrit.

Këreksa i është dërguar edhe hipotekave për të pasur një listë të pronave të paluajtshme që ish-ministri i Brendshëm dhe rrethi i tij familjar posedojnë. Raportim është kërkuar edhe nga drejtoria e transportit rrugor për makinat që janë në emër të ish-ministrit.

Në të njëjtën kohë e njëjta procedurë është ndjekur edhe për Orest Sotën.

 

Të fundit