Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lirojë gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të koduar ‘Krasta’.
Ka qenë kërkesa e prokurorisë që Musta të lihej në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, pasi nuk kishte prova të mjaftueshme dhe nuk kishte ndonjë rrezik për prishje provash, që ajo të qëndronte në qeli.
Edhe gjykata ka vendosur që Suela Musta të lirohet nga burgu dhe të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’.
Masa e sigurisë për të arrestuarit e tjerë:
- Endri Çopja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan
- Per Bledar Karaj, arrest me burg , lindur dhe banues në Elbasan
- Për Adem Boriçi, 61 vjeç, arrest shtepie lindur e banues në Elbasan
- Për Andrea Nathanaili, 67 vjeç, arrest me burg ,lindur Sarandë dhe banues në Tiranë
- Për Suela Musta, 40 vjeç, arrest shtepie,lindur dhe banues në Tiranë
- Për Izmir Hajdari, 51 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Tiranë
- Për Artan Drazhi, 34 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Elbasan
- Për Ervin Tahiri, 40 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Tropojë
Operacioni “Krasta” u finalizua pas disa viteve hetime dhe përgjimesh nga të cilat u mundësua dokumentimi edhe i tri ngjarje kriminale të ndodhura vite më parë në Elbasan ku implikohen edhe pjestarë nga fisi Çapja për hakmarrjet me familjen Mema dhe gjithashtu u zbulua dhe goditet edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, duke vënë në pranga 7 persona, mes të cilëve dy gazetarë duke sjellë arrestimin e tyre.
Gjatë operacionit të koduar “Krasta” u arrestua Florenc Çapjajt, një emër i ky i njohur në botën e krimit, dhe 9 personave të tjerë. Ai u prangos për akuzën e tentativës së vrasjes të ndodhur 13 vite më parë në qytetin e Elbasanit të ish-policit Fadil Mema.