Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Prokuroria rekurs për Gjykatën e Lartë: T’i bllokohet pasaporta Tahirit
Prokuroria për Krimet e Rënda vijon betejën ligjore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Report Tv mëson se prokuroria i ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimit të Apelit që i riktheu pasaportën Saimir Tahirit.
Prokuroria kërkon nga Gjykata e Lartë që të vendosë sërish masën shtrënguese për bllokimin e pasaportës për Tahirin.
Organi akuzës e ka depozituar kërkesën për rekurs në datën 7 shkurt ndërsa ende nuk është caktuar se kur do të zhvillohet seanca e parë.
Kujtojmë që Apeli ia riktheu pasaportën ish-ministrit në datë 26 dhjetor të vitit të kaluar duke i hequr masën e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit. Saimir Tahiri po hetohet nga Krimet e Rënda, pasi akuzohet se ka favorizuar anëtarët e dyshuar të grupit Habilaj në trafikun e kanabisit.