Flash News

KRYESORE

Prokuroria shtynë hetimet për Klement Balilin, letër-porosi për Greqinë

Prokuroria shtynë hetimet për Klement Balilin, letër-porosi

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur me tre muaj hetimet për Klement Balilin i konsideruar si ‘Eskobari i Ballkanit’. Vendimi vjen për shkak të hetimeve që shteti grek po bën sa i takon kësaj çështjeje.

Prokuroria shqiptare i ka nisur një letër-porosi autoriteteve greke sa i takon Balilit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe i shpallur në kërkim.

Në Greqi po zhvillohet një gjyq me disa të pandehur të cilët dyshohet si bashkëpunëtorë të Balilit në rrjetin e trafikut të drogës.

Pala shqiptare ka kërkuar aktet e bashkëlidhura nga pala greke dhe pasi të ketë dosjen e plotë do të vendosë për çështjen ‘Balili’.

 

Të fundit