Flash News

KRYESORE

Prokuroria superhetim në Elbasan për pastrim parash, kërkon të dhënat për vajzën dhe dhëndrin e Qazim Sejdinit

Prokuroria superhetim në Elbasan për pastrim parash, kërkon

Prokuroria ka nisur një superhetim për pastrim parash ndaj familjeve kryesore të Elbasanit, ndër të cilat përfshihen edhe afërm të kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Bëhet fjalë për familje e persona që janë pronare të bizneseve të ndryshme me miliona euro xhiro e fitime.

Prokuroria e përgjithshme e pyetur për këtë çështje nuk pranoi të bënte komente. Por burime pranë organit të akuzës pohuan lidhjen e këtij superhetimi me ngjarjen e mesit të  muajit shtator në Elbasan, kur një makinë “Audi” goditi mjetin e policisë gjatë një aksioni pranë tregut të qytetit.

Hetimet duket se janë zgjeruar në një përmasë të paparashikuar në nisje të dosjes. Ato përfshijnë emrat më të njohur në Elbasan dhe jo vetëm. Mes tyre është vajza e kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe bashkëshorti i saj, dhëndri i kryebashkiakut Sejdini dhe babai i tij si dhe Suel Çela dhe i ati i tij Petrit Cela, të bërë të njohur pas incidentit me policinë në hyrje të tregut të qytetit.

Por nën hetim për pastrim parash janë edhe persona që kanë qendra tregtare, kompani ndërtimi, kompani transporti, lokale e biznese nga më të ndryshmet.

Bie në sy fakti se shumë prej emrave përbëjnë familje të tëra. Prokuroria dyshon se pronat janë transferuar mes anëtarëve të të njëjtës familje me qëllim fshehjen e te ardhurave.

Ky hetim që prej elitën ekonomikë të Elbasanit vjen në kohën kur procesi i vetingut në drejtësi sapo ka nisur por ai do të përfshijë sigurisht edhe lidhjet e biznesit dhe krimin dhe drejtuesit politike  në nivel lokal dhe qe qendror. (Marrë nga Vizion Plus)

KLIKO: LISTA ME EMRAT NËN HETIM

Të fundit