Flash News

KRYESORE

Prokuroria urdhëron lirimin e Kastriot Myftarajt

Prokuroria urdhëron lirimin e Kastriot Myftarajt

Prokuroria ka urdhëruar vetëm pak minuta më parë lirimin nga burgu të gazetarit Kastriot Myftaraj.

Gazetari u arrestua një ditë më parë pas shkrimit kundër ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin.

Sipas prokurorisë në shkrimin e tij nuk konstatohet vepër penale, por hetimet ndaj tij do të vijojnë.

Myftaraj shkruante në faqen e tij në “Facebook” se Vlahutin është pjesë e tezës për Jugosllavinë e Re dhe ndër të tjera thoshte se “çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist”.

Të fundit