Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Prokurorja e Përgjithshme Marku nis hetimin disiplinor ndaj Arjan Ndojit
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, deklaroi se ka nisur verifikimin për prokurorin e Durrësit Arjan Ndoj. Reagimi i saj vjen pas kërkesës së KLP-së, për nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit i cili ishte në makinën, ku u qëllua me armë në mbikalimin e Shkozetit.
KLP e bëri kërkesën pasi Ndoji tha se drejton edhe një studio ligjore, ku ofron konsulencë për çështje të ndryshme.
“Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku prej ditës së djeshme dt 05.11.2019 ka filluar verifikimin e fakteve të bëra publike në rastin e prokurorit Arjan Ndoj. Verifikimet konsistojnë në mbledhjen e të dhënave për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë me funksionin e magjistratit, parashikuar në nenin 103 shkronja “a” të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’”, ishte njoftimi zyrtar i institucionit.