Flash News

KRYESORE

Prokurorja e Tiranës para komisionit të Veting-ut

Një tjetër prokurore do t’i nënshtrohet procesit të vetingut, pas prokurores së Shkodrës, Besa Nikëhasani, e cila u përjashtua pasi nuk justifikonte pasurinë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se në datën 30 do të zhvillohet seanca dëgjimore ndaj prokurores së Prokurorisë së Apelit në Tiranë Fatjona Memçaj.

Memçaj do jetë në seancën publike, në orën 11:00, përballë trupës gjykuese të përbërë nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Të fundit