Promoja e “Klanifonifornia” nis me shprehjen e Ramës

Prej disa kohësh po përflitet për spektaklin e madh “Klanifornia” që do të nisë shumë shpejt në ekranin e   Klan. Ky program vjen si “remake” i “Duplex” me shumë ndryshime dhe më aktor që i shtohen të mëparshmëve dhe rikthimin e të vjetërve.

Surpriza ishte sigurisht figura e Marina Vjollcës, e cila do të prezantojë këtë super spektakël që do të jetë të shtunave në Klan.

I pari e hap Turi, me shprehjen e famshme të Ramës – “S’keni parë gjë akoma…” –  dhe pas tij, vijon e gjithë trupa e spektaklit.

Pas prezantimit të disa aktorëve, mes të cilëve Albano Bogdo, Jul  Deda, Lisa Kujofsa, Eliona Pitarka, Delinda Disha, Olsi Bylyku, Cubi etj., në fund shfaqet edhe drejtuesja Marina Vjollca, e cila e mbyll me:

“Ka për të qenë një spektakël i garantuar, kaq di t’ju them”.