Flash News

KRYESORE

 Pronarët e Interit shkarkojnë Fabio Kapelon, ekipi kinez nuk ishte në formë të mirë

 Pronarët e Interit shkarkojnë Fabio Kapelon, ekipi kinez nuk

Trajneri Fabio Kapelo, i cili kishte nën drejtim skuadrën kineze Jiangsu Suning, është shkarkuar nga drejtuesit e klubit, njëkohësisht dhe pronarët e Interit, për shkak të formës jo të mirë të ekipit në kampionatin kinez.

Trajneri 71-vjeçar e mori drejtimin e ekipit në qershor të 2011-ës dhe kishte si objektiv shmangien e rënies nga kategoria.

Jiangsu Suning e mbylli 2017-ën në vendin e 12-të dhe e nisi sezonin e ri me pritshmëri të larta, por vetëm 3 pikë në 3 takime ishin shumë pak për një skuadër me pretendime madhore.

Paga e trajnerit italian ishte 10 milionë euro në sezon, ndërkohë që klubi kinez ka për detyrë të paguajë Kapelon deri në mbarimin e kontratës.

Pasuesi i tij në stolin e Jiangsu Suning pritet të jetë rumuni Cosmin Olaroiu.

Të fundit