Flash News

KRYESORE

Pronari gjen në pyllin e Llogarasë gomonen që i grabitën në Himarë

Pronari gjen në pyllin e Llogarasë gomonen që i grabitën

Pak ditë më parë një banor i fshatit Ilias në Himarë denoncoi në polici se i kishin vjedhur gomonene që mbante në banesë.

Policia nisi kërkimet por të njëjtën gjë mesa duket ka bërë edhe vetë pronari. Madje ky i fundit ka arritur ta gjej gomonet para uniformave blu.

Pronari i saj e ka gjetur gomonen në pyllin e Llogarasë ndërsa më pas ka njoftuar policinë. Mjeti tip gomone, rreth 6 metra i gjatë, është marrë nga policia.

Ai do t’i nënshtrohet një ekspertize për të zbuluar ndonjë shenjë të mundshme gishtërinjsh të lënë nga grabitësit.

Të fundit