Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Pronari i lokalit i kërkoi Elvana Gjatës të largohet, por ajo u kthye për herë të dytë
Mbrëmjen e djeshme Fabjan Gaxha ndërroi jetë ndërsa i plagosur ka mbetur Ervis Martini, biznesmen i njohur i pikave të basteve si edhe Eljon Hate, të cilët kanë qenë së bashku në lokal.
Sipas dëshmive të policisë në vendngjarje konflikti ndodhi në kohën kur në lokal ndodheshin Ervis Martini dhe Eljon Hate dhe 2 persona të tjerë të paidentifikuar, ndërsa diku më larg Ervin Mata, e dashura e tij Elvana Gjata, Fabio Alushi, Meviol Billo si dhe 2 të tjerë ende të paidentifikuar.
Situata në lokal mes palëve kanë e qenë qetë për disa minuta dhe nuk ka pasur komunikim mes tyre. Rreth orës 21.30 në lokal shkoi Fabian Gaxha truproja i Ervis Martinit. Sapo e ka parë Mata i ka kërkuar të sqarohen për një ngacmim që i kishte bërë të dashurës së tij, këngëtares Elvana Gjata dhe një vajze tjetër të shoëbizit.
Burimet nga hetimet thonë për Balkanweb se mes palëve ka pasur konflikte edhe më herët dhe ngacmimi i këngëtares mund të jetë përdorur si pretekst.
Duke parandjerë se gjakrat do të nxeheshin pronari i lokalit Redi Popesku i kërkoi Elvanës të largohet. Disa minuta pasi u largua, këngëtarja u rikthye për t’i kërkuar të dashurit të largohet. Burimet thonë se ajo nuk hyri më në ambientet e brendshme të lokalit dhe pas largimit për herë të dytë, konflikti u ashpërsua.
Kur Fabiani u afrua nisi konfrontimi fizik. Mata e ka goditur disa herë me grusht duke e ulur në tokë. Më pas në ndihmë të Fabianit erdhën Ervis Martini dhe Eljon Hate, menjëherë ka nisur shkëmbimi i zjarrit mes palëve dhe në këto çaste Meviol Bilo, një komando ushtrie, qëlloi mbi grupin rival duke vrarë Fabian Gaxhan dhe duke plagosur Ervis Martinin dhe Eljon Haten.