Flash News

KRYESORE

Pronari i televizionit shqiptar shpallet ‘non grata’ nga Greqia

Pronari i televizionit shqiptar shpallet ‘non grata’ nga Greqia

Pronari dhe drejtuesi i RTV Alpo në Gjirokastër, Aristotel Petro është shpallur i padëshiruar nga shteti grek. Vendimi i është komunikuar Petros në pikën kufitare të Kakavijës, ndërkohë që autoritetet greke nuk i kanë dhënë shpjegime për aryset.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar duke shprehur shqetësim për aktin e Greqisë dhe kujton se ky vendim i bashkohet atyre për ndalimin e gazetarëve Marin Mema dhe Henrik Mehmeti.

Reagimi i plotë i UGSH:

Greqia shpall te padeshiruar pronarin e Radiotelevizionit Alpo ne Gjirokaster

Deklarate e Unionit te Gazetareve Shqiptare

Tirane me 6.02.2019

Zyra qendrore e UGSH-se njoftohet se autoritetet greke ne piken kufitare te Kakavies, permes nje dokumentacioni zyrtar kane shpallur si te padeshirueshem per ne territorin e Republikes se Greqise pronarin dhe drejtuesin e RTV Alpo ne Gjirokaster, zotin Aristotel Petro.

Ne shkresen formale qe zotit Petro i eshte paraqitur, nuk jepen shpjegime per arsyen e ketij vendimi. Nuk ka asnje shpjegim per motivet qe justifikojne nje vendim te tille refuzues nga shteti fqinj.

Pas njoftimit te sotem, zyra qendrore dhe drejtues te Unionit te Gazetareve Shqiptare po interesohen per arsyen konkrete te ketij vendimi, i cili ka te beje me nje nder mediat private me te rendesishme te rajonit jugor te vendit.

Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh shqetesimin se nje vendim i tille perben nje akt te rralle privimi per levizje te lire, te nje perfaqesuesi te medias ne rajonin kufitar mes Shqiperise dhe Greqise dhe fatkeqesisht, shton numrin e gazetareve shqiptare qe shpallen te padeshirueshem nga autoritetet zyrtare greke.

UGSH shqetesimin e vet per kete problem serioz e ngriti edhe ne konferencen nderkombetare te SEMO-s, organizuar ne Tirane ne fundvitin 2018, ku u kerkua reagim nga te gjitha organizatat e gazetareve ne rajon dhe prej atyre nderkombetare.

UGSH u kerkon autoriteteve shqiptare te interesohen per rastin e fundit si dhe te sqarojne rrethanat e metejshme per vendime te tilla me heret, si per rastin e gazetarit te njohur Marin Mema apo te kryetarit te Unionit te Gazetareve te Qarkut Vlore, Henrik Mehmeti.

Ne ditet ne vijim, UGSH do te kete disa reagime dhe protesta, pasi e konsideron nje vendim te tille te perseritur ndaj gazetareve shqiptare, si privim nga te drejtat themelore si dhe cenim te klimes se fqinjesise dhe lirise se shprehjes ne rajonin tone.

Zyra e shtypit

Unioni i Gazetareve Shqiptare

Të fundit