Flash News

KRYESORE

Pronari kishte vendosur shpërblim prej 3 mijë eurosh, gjendet në Sarandë gomonia e vjedhur në Greqi

Një gomone e cila rezulton e vjedhur në ishullin Paxos të Greqisë, natën mes 13 dhe 14 gushtit, është gjetur e braktisur në lumin Bistricë në Sarandë.

Gomonia ka mundur të hyjë në ujërat shqiptare deri në zonën e njohur si Kanali i Çukës dhe më pas autorët e kanë futur atë në rrjedhën e lumit të Bistricës duke kaluar në një rrugë tepër të vështirë dhe të rrezikshme.

Gomonia ka arritur gati dy kilometra në brendësi të lumit, shumë pranë fshatit Çukë.

Policia e ka mbajtur në vëzhgim mjetin për disa orë por asnjë prej autorëve nuk është afruar pranë saj ndërsa pas verifikimeve rezultoi se gomones i është hequr motori.

Pronari i mjetit, një shtetas italian kishte njoftuar se ka vënë në dispozicion një shumë prej 2.000 eurosh për gjetjen e gomones dhe 3.000 euro për gjetjen e personit që e ka grabitur atë.

 

 

Të fundit