Flash News

KRYESORE

Pronarja nxjerr jashtë nga restoranti zëdhënësen e Donald Trump

Pronarja nxjerr jashtë nga restoranti zëdhënësen e Donald

Sarah Sanders, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, u nxor jashtë nga pronarët e një restoranti në Virginia. Vetë Sanders e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.

“Mbrëmë pronarja e restorantit Red Hen në Lexington më kërkoi që të largohesha sepse punoj për Presidentin Trump, dhe u largova me respekt. Gjithmonë bëj çmos që njerëzit t’i trajtoj me respekt, duke përfshirë edhe ata me të cilët nuk bie dakord, dhe do të vazhdoj ta bëj këtë gjë”, shkroi Sanders.

Ndërsa vetë pronarja e restorantit, ka shpjeguar për Washington Post, arsyet se pesë kërkoi largimin e Sanders.

“I shpjegova se restoranti ka disa standarde, të tilla si ndershmëria, dhembshuria dhe bashkëpunimi”, u shpreh Stephanie Wilkinson.

Të fundit