Flash News

KRYESORE

‘Pronë e Bashkisë’, Policia ngjit vendimin e qeverisë në dyert e Teatrit Kombëtar, tension para ndërtesës

Prej orës 17 e 30 policia bashkiake është paraqitur në ambjentet e Teatrit Kombëtar me një letër përshkruese ku tregohet se ky institucion kalon tashmë zyrtarisht në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Prania e shtuar e forcave të Policisë Bashkiake pranë Teatrit ka nxitur reagimin e aktivistëve të Aleancës për Teatrin të cilët janë mbledhur duke kundërshtuar efektivët.

Policia ju ka kërkuar të largohen nga ndërtesa por protesta e tyre ka vijuar.

Artistët i bëjnë thirrje opozitës dhe presidentit që të ndërhyjë në këtë situatë.

Në një prononcim për mediat, regjisori Edmond Budina u shpreh se ky është një provokim i shëmtuar në një kohë të papërshtatshme.

“Por është edhe akt që ata e kanë seriozisht këtë punë. Ne rrimë ditë e natë për të mbrojtur kulturën shqiptare. Kjo është e jashtëzakonshme. Ju them të heqin dorë menjëherë pasi kjo do të çojë një përplasje sociale”, tha Budina.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit ia kaloi pronësinë e teatrit dhe truallit të tij bashkisë së Tiranës me qëllim për ndërtimin e një godine të re dhe multifunksionale, por pa të drejtë për ta tjetërsuar këtë pasuri apo t’ia japë një pale të tretë.

Të fundit