Flash News

KRYESORE

Pronësia e Kopshtit Botanik, Shkencat e Natyrës padi kundër vendimit të qeverisë; Stafet pedagogjike sot në protestë

Pronësia e Kopshtit Botanik, Shkencat e Natyrës padi kundër

Një vendim i këshillit të Ministrave për kalimin e pronësisë së Kopshtit Botanik, në varësi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës për Bashkinë e Tiranës ka ngritur në protestë stafet pedagogjike dhe kanë paditur vendimin e qeverisë.

Bëhet fjalë për një VKM të 17 qershorit të këtij viti. Pas vendimit, rektorati e ankimoi në Gjykatën Administrative, ndërsa sot pedagogë, studentë e aktivistë protestojnë jashtë gjykatës, kur pritet edhe procesi gjyqësor.

Kujtojmë se Kopshti është në pronësi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, nga viti 1965 dhe përdoret si laborator natyror që i shërben ecurisë së punës së fakultetit dhe degës së biologjisë, si dhe shfrytëzohet nga studentët për mësimdhënie dhe punë shkencore. Po ashtu, pranë tij ka bimësi nga trevat shqiptare dhe në rrezik zhdukjeje.

Pedagogët janë shprehur kundër vendimit të qeverisë, pasi kopshti botanik duhet t’i mbetet universitetit, pasi bashkia nuk mund të menaxhojë një laborator kërkimi.

Të fundit