Flash News

KRYESORE

Propaganda serbe kundër shqiptarëve, ‘Novosti’: Po përgatisin konfliktin Serbi-Maqedoni

Propaganda serbe kundër shqiptarëve, ‘Novosti’: Po

Gazeta serbe, ‘Novosti’ ka publikuar sot një artikull ku pretendon për një skenar të shqiptarëve të Maqedonisë për të nxitur një konflikt me Serbinë. Sipas kësaj gazete, shërbimet e inteligjencës serbe kanë marrë informacione se ekziston rreziku i tensioneve në mes Serbisë dhe Maqedonisë ku provokatorë janë shqiptarët. Në artikull thuhet se ‘grupe të armatosura të shqiptarëve janë të pranishme në një zonë kufitare midis Serbisë dhe Maqedonisë dhe në këtë në këtë skenar janë të përfshirë edhe një pjesë e autoriteteve në Shkup’.

Qëllimi i shqiptarëve, sipas Novostit, është që nëpërmjet konfliktit të akuzojnë Beoagradit për cënim të sovranitetit të Maqedonisë dhe më pas e njëjta situatë do përsëritet në Kosovë.

Mediat serbe përhapin vazhdimisht lajme të tilla kundër shqiptarëve dhe shpesh herë doza e tyre rritet sa herë Beogradi planifikon rritjen e tensioneve me Prishtinën, siç ndodhi në fund të vitit 2016-të.

Të fundit