Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Propagandë për shqiptarët e ISIS, tani problemi janë serbët. Tension mes Beogradit dhe Kievit
Serbia dhe Rusia kanë qenë dy vende që propagandonin vazhdimisht për rrezikun që i vinte Ballkanit dhe Evropës nga shqiptarët që luftonin për ISIS në Irak dhe Siri. Madje, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daccicc e ka ngritur këtë ccështje edhe në OKB, kur është diskutuar për Kosovën. Por tashmë situata i është kthyer nga vetja.
Serbia ka thirrur për sqarime ambasadorin e saj në Kiev pasi Ukraina shprehu shqetësimin e saj të thellë për çështjen e “mercenarëve” që luftojnë përkrah rebelëve prorusë në lindje të këtij shteti.
Në përfundim të diskutimeve në Beograd me ambasadorin, ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic deklaroi për median se ka patur tensione në marrëdhëniet me Ukrainën.
“Dua të bëj të qartë se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës”, pohoi më tej ministri cituar nga televizioni N1.
Thirrja e ambasadorit u bë të mërkurën pas asaj të ambasadorit të Ukrainës në Beograd, kryesisht për konsultime.
Këto të fundit që u mbajtën në Kiev, ishin të përqëndruara në problemin e mercenarëve serbë që luftojnë në radhët e ushtarëve terroristë rusë në Lindje të Ukrainës, bëri të ditur në një deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës.
“Përveç kësaj, Ukraina është mjaft e shqetësuar për kontaktet e paligjshme të përfaqësuesve të Serbisë me Krimenë e pushtuar”, duke iu referuar gadishullit ukrainas i bashkuar në mënyrë të njëanshme në marsin e 2014 me Rusinë’’, vijoi ai.