Flash News

KRYESORE

“Propozim Grupit të PD të djegim mandatet”, vjen përgjigja e parë për Bashën: Lëvizje në kohën e duhur, e mbështes!

Pak minuta pasi kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se do t’i propozojë Grupit Parlamentar të PD dhe organeve më të larta vendimmarrëse për djegien e mandateve si mesazh i qartë i ardhur nga protesta e djeshme, vjen përgjigja e parë nga radhët e deputetëve.

Përfaqësuesi i Dibrës, deputeti Xhemal Gjunkshi reagon i pari në një postim në rrjetet sociale, duke mbështetur propozimin e Bashës për djegien e mandateve. Sipas tij, kjo ishte një lëvizje e ardhur në kohën e duhur, për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri.

Reagimi:

Si Deputet , si përfaqësues i popullit të Dibrës mbështes vendimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe Kryetarit z.Lulzim Basha për djegien e mandateve.

Kjo ishte një lëvizje e menduar dhe e ardhur në kohën e duhur, për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri.

Demokracia në rrezik !

Ne nuk mund të bëhemi fasadë , në ndërtimin e një autokracie .

Ne nuk mund të jemi pjesë e një parlamenti të mbushur me kriminelë.

Ne nuk do të lejojmë ndërtimin e një neo/diktature.

Po ashtu, edhe deputetja e PD, Orjola Pampuri regon duke shkruar “krenar për kryetarin Lulzim Basha”, duke nënkuptuar një pohim të propozimit të kryedemokratit për djegien e mandateve.

Të fundit