Flash News

KRYESORE

Propozimet për Kosovën, Vuçiç: I bëj publike në muajin prill

Propozimet për Kosovën, Vuçiç: I bëj publike

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi për agjencinë amerikane të lajmeve, Bloomberg se në fillim të prillit të ardhshëm do të njoftonte propozimet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

”Në fillim të prillit të ardhshëm do të njoftoj propozimet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, deklaroi Vuçiç.

Ai shtoi se kishte planifikuar të përfundonte punën e duhur për anëtarësimin e Serbisë në BE deri në përfundim të mandatit të tij në vitin 2022 dhe se ndoshta nuk do të kandidonte për një mandat të dytë.

“A do të jem president në vitin 2025? Jo”, tha Vuçiç.

“Ideja ime është të përfundoj punën timë në këtë zyrë për katër vitet e ardhshme dhe kjo është e gjitha”, theksoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Të fundit