Flash News

KRYESORE

Propozimi i Berishës në Kuvend: Të miratojmë rezolutën e ‘Llumkazanit’

Në fjalën e parë të mbajtur në Kuvend për këtë sesion parlamentar, Sali Berisha ju referuar fyerjeve që kryeministri Rama ka adresuar dnaj opozitës.

Berisha i cilësoi etiketeimet që Rama i adreson mediave si një nga aktet më të pashembullta. –ish-kryeministri kërkoi miratimin e një rezolute që sipas tij do të quhet rezoluta e ‘Llumkazanit’.

“Kam kërkuar dhe kërkoj një rezolutë e cila do të titullohet, rezoluta e Llumkazanit. Duhet të dënojë para shqiptarëve dhe mbarë botës njeriun që mban postin e kreut të ekzekutivit, dhe përdor fuqinë e këtij posti për një ofendim të tillë kolektiv të cilin mund të dëgjosh në spitalet psiqiatrike nga të sëmurët në gjendjen më të rëndë.

Situata e mediave është katastrofale. Të vihet në rend dite rezoluta e Llumkazanit, për të rivendosur nderin në vend të mediave shqiptare”, deklaroi Berisha.

Të fundit