Flash News

KRYESORE

Propozimi i Dashamir Shehit për Lulzim Bashën

Propozimi i Dashamir Shehit për Lulzim Bashën

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi, vijon t’i qëndrojë porpozimit të tij ndaj kreut demokrat Lulzim Basha. Ai thotë që lideri i selisë blu duhet të tërheq ministrat teknik nga qeveria, për të dhënë një mesazh politik për një opozitë të fortë.

 “Unë ia kam thënë zotit Basha që para një muaji. Para Mediut. Kur bëri mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar. Ministrat duhet të largohen se s’ka më kuptim të qëndrojnë. Aksion opozitar me ministra brenda në qeveri nuk bëhet”, ka thënë Shehi.

Në një intervistë të dhënë për “Panoramën”, Shehi shprehet se moslargimi i ministrave, i lë terren të lirë Lëvizjes Socialiste për Integrim që, sipas tij, po vetemërohet si opozita e re. Por ai e quan absurd qëndrimin e LSI-së, duke thënë se s’mund të bëjë opozitën pa dhënë prova, pasi 4 vite ishte pjesë e pushtetit.

“LSI duhet ta vërtetojë që është opozitë, se ishin në qeveri deri dje. Domethënë, ky lloj ekuacioni politik vetëm në Shqipëri mund të ndodhë... Është qesharake, deri dje ishe në pushtet dhe nesër bëhesh opozitë, a thua se kjo është me vetemërim apo me vetëdeklarim”, tha ai.

Të fundit