Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Propozimi i Grida Dumës: Të ketë një dhomë të posaçme për senatorët e mendimit në Parlament
Nga Konferenca Ndërkombëtare për Parlamentarizmin, deputetja Grida Duma ka propozuar që Parlamenti Shqiptar të ketë një dhomë të posaçme për senatorët e mendimit. Ata mund të jenë mendimtarë shqiptarë, ish-presidentë, ata të cilët janë marrë më politikë bërje dhe me vendimmarrje të rëndësishme.
Deputetja e bëri propozimin në prani të kryetarit te parlamentit japonez dhe të presidentes së Parlamentit të Luksenburgut.
“A ka ky popull luksin të humbë presidencën e mendimit shqiptar të shkrimtarëve që janë marrë me politike bërjen, me vendimmarrjen të mendimtarëve të tjerë që janë marrë me politikëbërjen dhe vendimmarrjen eksperienca që në i gjemë në trotuaret e Shqipërisë tonë,” shtron pyetjen demokratja Duma.
Kjo organizatë e drejtuar nga Gaqo Apostoli si përfaqësues i Asamblesë Botërore për Paqen, çdo vit jep një certifikatë si “Ambasador Paqe” për një përfaqësues nga partitë politike.
Fjala e plotë:
“Shikoj njerëz të nderuar të letrave, njerëz të nderuar të artit, ish-ministra, ish-deputetë, deputetë, njerëz të shquar që hyjnë në fondin kulturor në fondin shpirtëror të vendit tonë. Mendoj që falënderimi i parë për paqen i shkon së pari njerëzve të letrave, njerëzve të mendimit, të cilët e kanë shpëtuar shpirtin e paqes edhe atëherë kur politikanët kanë gabuar me të.
Federata Universale për Paqen nuk mund të mendohet si një organizatë, le ta quajmë të shoqërisë civile e cila duhet të mendohet si një lobim politik, po të ishte kështu do të kishim rënë në gabime të përsëritura historike, ndaj unë ju falënderoj që ka arritur të ftojë njerëz të këtij kapaciteti dhe të kësaj domethënie në sallë dhe besoj që kjo traditë nuk do të prishet, megjithëse në Shqipëri është e vërtetë që shoqëria civile herë pas here nuk ka arritur dot jo se nuk ka dashur, për shkak të kushtëzimeve, që ndoshta do të merrnin orë po ti trajtonim, të bëjë detyrën e vet po themi edhe patriotike ndaj dashurisë për vendin.
Ne jemi sot në një epokë në një moment për të cilin flitet për paqe, për globalizëm, për marrëdhënie të ndërvarura, por ashtu siç mendimtarët e mëdhenj perëndimorë, kanë referuar për çështjet e globalizmit, po është e vërtetë, qëndron që në epokën globale të marrëdhënieve të ndërsjellta dhe të varësive ekonomike ne jemi përfituar, kontinenti evropian ka përfituar, në periudhën më të gjatë pa luftra.
Pas luftës së dytë botërore, kjo është periudha më e gjatë pa luftra në historinë e Evropës, e kontinentit Amerikan më pas, atë që përfaqëson shpirtin e perëndimit. Por ndërkohë shqetësimet që ngrenë mendimtarët, janë shqetësime sistemore, kulturore, shpirtërore, të cilat lidhen me atë që quhet paqe, paluftë, apo një paqe shpirtërore, një mirëqenie e brendshme.
Dhe një nga këto diskutime është të respektosh diversitetet. Të respektosh diversitetet dhe të mos kesh kompleksin e inferioritetit që në rastin shqiptar përfaqëson një komb të vogël ndoshta. Por një komb me një identitet shumë të thellë.
Një nga gjerat që ka ndodhur në fondin tonë shpirtëror dhe kulturor është pikërisht ky lloj kompleksiteti i të qenurit shqiptar. Jo rrallë kjo ka qenë një çështje strategjike. Ashtu siç është nëj çështje paradoksale, që Shqipëria nga ky vend i mrekullueshëm që citohet në letrat e perëndimit, edhe sot si vendi që mban pilastrin, mban lapidarin e paqes ne Ballkan, në fakt është vendi që ekonomikisht vuan me shumë se gjithë vendet e tjera. Por a duhet më të kompleksiokohemi?
Kjo nuk vjen thjeshtësisht nga çështje të letrave, dhe nga cështjet poezia të cilat e bëjnë pjesën e tyre, dhe duhet një vendim. Unë dëgjova kolegë që folën, por duhet, duhet, bashkëpunim, këto ne e dimë mirë që mbeten në ajër, në rast se nuk kthehen çështje të sistemit. A duhet të vijmë ne një ditë me propozime konkrete, që këto që qenkan , ato duhet, në nivelin e paqes, bashkëpunimit, prosperitetit kthehen në rregulla loje.
Ky është gjithë diskutimi, përndryshe kjo konferencë mund të përsëritet vite pas vitesh dhe mund të jemi në të njëjtat situata por edhe më keq sepse kemi regresuar në shpresë. A mund të diskutojmë për shembull, që ky parlamenti shqiptar të ketë dy dhoma, një prej të cilës ta ketë me senatorët dhe me eksperiencën e vet më të mirë.
A ka ky popull mundësinë dhe luksin të humbë eksperienca te vyera si ish presidentësh. A ka ky popull luksin të humbë presidencën e mendimit shqiptar të shkrimtarëve që janë marrë me politikë bërjen, me vendimmarrjen të mendimtarëve të tjerë që janë marrë me politikë bërjen dhe vendimmarrjen eksperienca që në i gjemë në trotuaret e Shqipërisë tonë. Por nuk i gjemë atje ku duhet të jenë, në ballkonet e mendimit, dhe vendimmarrjes”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38