Flash News

KRYESORE

Propozimi i Bashës pas tërmetit, Shano: Më mirë të dish sesa të kesh

Dritan Shano, ekspert ekonomie dhe anëtar i Këshillit të Partisë Demokratike komenton thirrjen e kreut të opozitës jashtëparlamentare Lulzim Basha për rifillimin e ekonomisë pas tërmetit të 26 nëntorit, ashtu si edhe reagimin e qeverisë përballë kësaj situate.

Në një status në twitter, Shano thekson se “Qeveria akoma nuk ka standardizuar ngjyrat që përcaktojnë atje ndërtesat në të banueshme ose jo”.

“Basha propozon 5 pika për rifillimin e ekonomisë dhe jetës në zonat e fatkeqësisë, në Durrës, Thumanë e gjetkë; Qeveria akoma nuk ka standardizuar ngjyrat që përcaktojnë atje ndërtesat në të banueshme ose jo ... Më mirë të dish sesa të kesh. Më mirë akoma është të kesh atë që di!”, komenton Shano.

Të fundit