Flash News

KRYESORE

Propozimi i Bashës për reformën zgjedhore/ Gjekmarkaj: Nuk do të ketë sukses

Propozimi i Bashës për reformën zgjedhore/ Gjekmarkaj: Nuk do

Analisti Agron Gjekmarkaj e ka cilësuar projektin e propozuar sot nga Lulzim Basha për ndryshime thelbësore në Kodin Zgjedhor si propozim shumë të mirë por që do ta ketë shumë të vështirë realizimin.

Sipas tij meriton të ketë vëmendje ky propozim i liderit të opozitës, teksa sistemi aktual zgjedhor është banalizuar.

“Propozimi besoj nuk do të ketë sukses por propozimi meriton vëmendje dhe të diskutohet. Në një farë mënyrë sistemi është banalizuar për arsye që i dimë, por ka dështuar në disa segmente. Hapja e debatit për reformatim të sistemit është pozitiv. Shqipëria duhet të modernizohet, të ketë sistem më efikas dhe është propozim i dobishëm. Se sa përkon ky me datën dhe mandatin që ka kjo tryezë, është vështirë ta diskutosh por ja vlen të provokosh. Nëse nuk ndalen tek ndryshimi i sistemit atëherë do të jetë një Reformë Zgjedhore sa për të kaluar rastin”, tha Gjekmarkaj.

Nëse dyshon reforma zgjedhore sipas analistit do të ishte një përgjegjësi e të dyja palëve.

“Është një nga 9 pikat që ka kërkuar Bundestagu dhe në një farë mënyrë është pikë themelore për të ndërmjetësuar mes palëve për të dhënë garanci si dhe për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme. Dështimi i saj qoftë PD dhe PS do të ishte një përgjegjësi dyfishe, përballë opinionit shqiptar por edhe atij që kanë më shumë frikë atij të Bundestagut apo dhe Komisionit Europian”, tha ai.

Të fundit