Flash News

KRYESORE

Propozimi i Daçiç për zgjidhje Shqipëri-Serbi për Kosovën, Ilir Meta: Kurrë!

Propozimi i Daçiç për zgjidhje Shqipëri-Serbi për

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike propozimin e Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë, që çështja e Kosovës të zgjidhet midis dy shteteve. Gjatë konferencës së përbashkët në Tiranë me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, Meta theksoi se Shqipëria nuk do të marrë kurrë përsipër që përfaqësojë Kosovën në çështje që ajo i ka të hapura në dialogun me Serbinë.

“Përsa i takon marrëdhënieve të Shqipërisë me Serbinë, ju e dini se që nga koha kur krimineli i Ballkanit u rrëzua dhe nga vetë populli serb me votë, marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë mund të them se kanë qenë shumë të mira dhe Shqipëria gjithmonë ka bërë hapa të guximshëm për të përmirësuar sa më shumë këto marrëdhënie, si në planin bilateral, ashtu dhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe do të vazhdojmë të punojnë pa u lodhur për t’i forcuar këto raporte bilaterale, duke menduar dhe shpresuar që kjo ndihmon edhe për një klimë sa më pozitive edhe për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, por kurrë duke marrë përsipër për të përfaqësuar Kosovën për çështje që ajo i ka në dialog me Serbinë. Kjo është një çështje dhe një përgjegjësi ekskluzive e udhëheqësve të Kosovës”, tha presidenti.

Meta tha se çdo ndërhyrje në çështjen e dialogut nga ana e Shqipërisë do të ishte mungesë respekti për institucionet e pavarura të zgjedhura të Kosovës. Ai theksoi se Tirana do të respektojë çdo zgjidhje në raportet Kosovë-Serbi, që do të vendoset nga institucionet e Prishtinës.

“Shqipëria është një ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe që respekton dhe mbështet shtetin e pavarur të Kosovës.

Në këtë drejtim çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, është një përgjegjësi që i takon udhëheqësve të Kosovës, të cilët janë zgjedhur për të përfaqësuar interesat e saj dhe çdo ndërhyrje në çështjen e dialogut nga ana e Shqipërisë do të ishte mungesë respekti për institucionet e pavarura të zgjedhura të Kosovës. Në këtë drejtim unë mund të them se përkrah fuqimisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja rrugë për të garantuar njëherë e përgjithmonë të ardhmen europiane, jo vetëm të këtyre dy vendeve, por edhe për të forcuar të ardhmen europiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Së dyti, edhe një herë dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi për të nxitur të gjithë drejtuesit e institucioneve të Kosovës, që të bashkëpunojnë ngushtësisht, përfshirë këtu edhe udhëheqësit e opozitës, për të çuar këtë dialog përpara në interesin më të mirë të Kosovës, por edhe të një zgjidhjeje të qëndrueshme për Kosovën, Serbinë dhe të gjithë rajonin tonë.

Ne do të respektojmë çdo zgjidhje, që institucionet e Kosovës do të pranojnë dhe do të përkrahin në mënyrë demokratike. Përsa i takon marrëdhënieve të Shqipërisë me Serbinë, ju e dini se që nga koha kur krimineli i Ballkanit u rrëzua dhe nga vetë populli serb me votë, marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë mund të them se kanë qenë shumë të mira dhe Shqipëria gjithmonë ka bërë hapa të guximshëm për të përmirësuar sa më shumë këto marrëdhënie, si në planin bilateral, ashtu dhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe do të vazhdojmë të punojnë pa u lodhur për t’i forcuar këto raporte bilaterale, duke menduar dhe shpresuar që kjo ndihmon edhe për një klimë sa më pozitive edhe për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, por kurrë duke marrë përsipër për të përfaqësuar Kosovën për çështje që ajo i ka në dialog me Serbinë. Kjo është një çështje dhe një përgjegjësi ekskluzive e udhëheqësve të Kosovës”, u shpreh Meta.

Ministri serb, Daçiç ka ripërsëritur së fundmi tezën e tij se çështja e Kosovës mund të zgjidhet në një kohë të shkurtër nga Shqipëria dhe Serbia, por kjo ide kundërshtohet ashpër në Prishtinë dhe Tiranë.

Të fundit