Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Propozimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, Mimi Kodheli i shmanget pyetjes
Emri i Gent Cakajt për postin e ministrit të Jashtëm duket se nuk ka bindur as Mimi Kodhelin, kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme. Gjatë intervistës në emisionin ’45 minuta’, në Report Tv, Kodheli iu shmang pyetjes nëse Cakaj ishte presoni i duhur për të drejtuar diplomacinë shqiptare e cila ka përballë shumë sfida, veçanërisht në hapjen e negociatave.
“Ka disa pozicione që do e ndihmojnë estamblishmentin e Ministrisë së Jashtme për të arritur tagrin që ne po kërkojmë. Nuk varet çdo gjë nga ministri. Janë një sërë institucionesh që do e çojnë përpara këtë proces”, u përgjigj deputetja e Partisë Socialiste.
Kodheli komentoi edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar ‘Rama 2’, duke thënë se ministrat e rinj janë teknikë dhe jo politikë, por që sipas saj kanë spikatur në të pozicionet e tyre të mëparshme. Deputetja tha se do të jetë koha që do të tregojë nëse Rama ka patur të drejtë.
“Kolegët e mi kanë patur kohën për të kuptuar se kanë bërë gjënë e duhur. Nuk ka përgjegjësi individuale, por vetëm kolektive. Mendoj se grupet e reja të drejtimit që janë teknike dhe jo politike, janë të guximshme. Ka patur liderë të fortë, por që nuk kanë bërë më të mirën duke patur një portofol. Dhe kemi edhe anasjelltas, kur teknikët kanë bërë më shumë. Koha do të tregojë nëse Rama ka bërë gjënë e duhur me ekipin e ri. S’mendoj se Rama ka bërë emërime të pamenduara. Kanë hyrë në një proces vlerësimi, kanë qenë zv.ministra dhe këshilltarë. Kanë patur potencialë në organizatat që kanë drejtuar, si zonja Ballaku që ka drejtuar Albcontrol. Pozicionet e tyre të mëparshme kanë spikatur, dhe emërimi vjen si pjesë e një reflektimi qoftë edhe të kryeministrit se e ka si tagër që t’a ketë këtë të drejtë. Unë jam njoftuar më parë, s’ka qenë surprizë”, u shpreh ish-ministrja e Mbrojtjes.