Propozimi i presidentes së KE: Të shtyhet sërish vendimi për hapjen e negociatave

Gazeta gjermane Handelsblatt shkruan se presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mund të shtyjë sërish hapjen e negociatave për Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në parim, raporton gazeta, Von der Leyen mbështet hapjen e bisedimeve të pranimit, por në të njejtën kohë ajo deklaron se “jam gati të shtyj datën e marrjes se vendimit nëse do të duhet më shumë kohë“.

Gazetari Hans-Peter Siebenhaar evidenton si problem mosmarrëveshjet mes qeverisë dhe opozitës, ndersa shton se pro-europianizmi i kryeministrit Edi Rama nuk mjafton për të hapur negociatat për vendin që vuan nga krimi i organizuar, korrupsioni dhe nepotizmi.

Marrëdhënia midis qeverisë se kryeministrit socialist dhe opozitës janë katastrofë. Opozita akuzon qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Ka pasur demonstrime të dhunshme këtë vit në kryeqyteti ne Tiranë. Rama ka drejtuar vendin për gjashtë vjet, duke e vendosur veten si një pro-evropian i besueshëm. Në nivelin evropian, ai mori shumë lëvdata për reformën e tij ne sistemin e drejtesise, e cila duhet t’i japë Ballkanit më shumë siguri juridike në të ardhmen”, shkruhet në artikull.

Por nëse BE vendosi të fillojë bisedimet e pranimit në vjeshtë, kursi pro-evropian do të rrezikohej. Vendi ende vuan nga krimi i organizuar, korrupsioni dhe nepotizmi”, pyet gazetari.

Vendimi për hapjen e negociatave, planifikuar për t’u dhënë në Qershor u shty për në vjeshtë, pasi tu dhënë më shumë kohë dy vendeve ballkanike të plotësonin të gjitha kushtet.