Flash News

KRYESORE

Propozimi i Rakipit, Basha: Ai s’mund të hyjë në linjë telefonike

Propozimi i Rakipit, Basha: Ai s’mund të hyjë në linjë

Sonte, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, është kryedemokrati Lulzim Basha. Në fillim të emisionit u shfaq videoja e rrëfimit të ish-oficerit Emiliano Nuhut dhe Xhisiela Malokut, e dhunuar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rrahja.  Po ashtu u shfaq dhe një pjesë e videos ku deputeti socialist Taulant Balla akuzohet për lidhjen me kryebashkiakun Artur Bushi.

Në momentin që Ylli Rakipi ftoi në një lidhje telefonike Taulant Ballën në emision dhe të tregojë se ku ka qenë në këtë ditë që akuzohet se ka qenë në komisariat dhe kanë kërcënuar ish-nënkomisarin, Basha ndërhyu:  “Ai s’mund të hyjë në linjë telefonike. I vetmi që mund të hyjë në linjë telefonike këtu është ai që heshti për 24 orë (Rama)”.

Ndërsa për padinë e Ballës ndaj Bashës për inskenim në dëshmin e nën-komisarit Nuhu, kryedemokrati u përgjigj, “S’ka rëndësi se ç’thotë një politikan i zhytur në krim”. Ndërsa shtoi më tej se sot kemi të bëjmë me një sistem të inkriminuar politik.

Të fundit