Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Propozimi i Ramës për amnistinë, ish-zv/ministrja e Financave: Objekti i paqartë, bëhet për të mbushur arkën e shtetit
Ish-zv/ministrja e Financave Irena Beqiraj, e ftuar në ‘Mbrëmje në Abc’ me gazetaren Mirela Milori u ndal te propozimi i qeverisë për amnistinë fiskale.
Sipas projektit në fjalë, bizneset do të kenë mundësi të legalizojnë fitimet e fshehura në vite, ndërsa qytetarët të ardhurat nga puna informale.
Duke komentuar këtë nismë, Beqiraj u shpreh se kryeministri Rama nuk ka dhënë detaje, me argumentin se sqarimet kanë qënë të përgjithshme.
Ajo nënvizoi se nevojitet sqarim se kush është objekti i kësaj amnistie dhe shtoi se momenti për një amnisti të tillë nuk është i favorshëm.
“Ne duhet të kuptojmë se çfarë amnistie kemi. Nga 2011 deri tani janë bërë disa amnisti dhe kjo është e pesta. Mund të them se momenti në cilin bëhet amnistia është i pafavorshmëm”, tha Beqiraj.
E pyetur nëse është morale që paratë e bëra më kontrabandë të jenë shtysë për ekonominë, Beqiraj tha se kjo amnisti synon mbushjen e arkës së shtetit, që sipas saj ka më shumë nevojë se kurrë për para, për shkak të procesit të rindërtimit.
Beqiraj mendon se kjo amnisti do të ndihmojë arkën e shtetit, por përmendi faktin se si e pestë në pak vite mund të ndikojë për keq.
“Ekonomia shqiptare sot nuk ka thjesht mungesë parash, sot në bankat tona ka gjithë ato para që flenë. Problemi është si do të rrisim etjen e ekonomisë shqiptare për para. Kjo amnisti ka në bazë mbushjen e arkës së shtetit. Arka e shtetit sot ka nevojë më shumë se kurrë për para, jemi edhe në procesin e rindërtimit. Amnistia deri diku do të ndihmojë arkën e shteti, por në afatgjatë duke qenë e pesta në pak vite, besoj se do të ndikojë per keq”, tha Beqiraj.