Flash News

KRYESORE

Propozimi i Thaçit për ndryshim të kufijve të Kosovës, Berisha: Tregti e pastër

Propozimi i Thaçit për ndryshim të kufijve të

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si një tregti të pastërt ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë të propozuar nga Hashim Thaçi.

“Ajo është akoma më keq, ajo është tregti e pastër. Shiko, Beogradi ka një gjë. Do të lexosh Beogradin, duhet të lexosh edhe Prishtinën. Mediat në Prishtinë, Beogradi i nxjerr tezat në Prishtinë nuk i nxerr në Beograd. Çfarë thonë tezat që dalin në Prishtinë? Thonë më mirë të marrin Preshevën se sa t’i humbasim edhe Preshevën, edhe Mitrovicën. Ka gjë më anti shqiptare se kjo?”, deklaroi Berisha në një intervistë për RTV Dukagjini.

Ish-kryeministri ndalet më tej tek propozimet konkrete të parashtruara nga Presidenti i Kosovës.

“Këto vijnë të gjitha të gatshme, këto janë  të para-fabrikate që vijnë nga ata të cilët, atyre bravo ju qoftë, hoqën akuzën e komunitetit ndërkombëtar për Serbinë e madhe dhe thanë që s’jemi ne por duan këta shqiptarët ata të cilët duan tani…., dhe madje duam edhe Preshevën, Bujanovcin por edhe Medvegjën, e cila është dy herë Presheva, është baraz Preshevë- Bujanovc të marrë se bashku, por ka 400 shqiptarë, e kupton vet ti se e varin nja 400 herë në kalinekdan Sandrin (Aleksandër Vuçiç) e Edi Ramës, se kështu i thotë ky Vuçiçit, po të guxojë të japi Medvegjën. Dhe dalim tani me teorinë që cfarë do marrin, çfarë pazari? Pazari është një ose dy fshatra në Medvegjë, që as nuk kemi punë janë serbë, do marrin disa fshatra në Bujanovc që as nuk kemi punë janë serbë..

Do marrim Preshevën, Presheva është një territor 261 km, një pjesë jashtëzakonisht e dhimbshme dhe e dashur shqiptare, me një rol shumë të madh në historinë tonë kombëtare por fatmirësisht e ruajtur si trevë shqiptare, dhe Presheva mund të mbetet, në qoftë se shqiptarët ndjekin një politikë si duhet, mund të mbetet në shekuj shqiptare. Pra hajde tani të vëmë Urën në Ibër dhe të themi që nuk po bëjmë ndarje e nuk po bëjmë as shkëmbim por po bëjë korrigjim, po marrim dhe në një fshat këtu.. e ke ndëgju apo jo, se njëherë thonë Preshevë- Bujanoc dhe Medvegjë…”, theksoi Berisha.

Të fundit