Flash News

KRYESORE

Propozimi për Brexit, Theresa May pëson disfatë në Dhomën e Lordëve

Propozimi për Brexit, Theresa May pëson disfatë në

Kryeministrja e britanike duket se ka pësuar një disfatë në Dhomën e Lordëve, pasi kjo e fundit e refuzoi propozimin e saj, për tërheqjen nga bashkimi doganor, në kuadër të Brexit.

May, e cila ka luftuar për të bashkuar Partinë e saj Konservatore mbi Brexit, ka thënë se Britania do të largohet nga tregu i Bashkimit Evropian dhe bashkimit doganor pasi të largohet nga blloku, në marsin e ardhshëm, në mënyrë që Londra të krijojë marrëveshjet e saj të tregtisë së lirë.

Kjo qëndrim ka shkaktuar përçarje jo vetëm brenda partisë së saj, por në të dyja dhomat e parlamentit. Britanikët kanë mbetur thellësisht të ndarë që nga vjeshta e qershorit 2016 për t'u larguar nga BE, shkruan “Reuters”, raporton politiko.al.

Me votim të hapur, u mbështet një ndryshim në projektin e Brexit, projekt-ligjin e tërheqjes së BE-së, duke kërkuar që ministrat të raportojnë se çfarë përpjekjesh kishin bërë për të siguruar një bashkim doganor deri në fund të tetorit.

Të fundit