Flash News

KRYESORE

Propozimi për ushtri të përbashkët europiane, reagon Merkel

Propozimi për ushtri të përbashkët europiane, reagon Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbajtur një qëndrim pozitiv ndaj idesë së krijimit të ushtrisë së përbashkët europiane. Pas presidentit francez, Emmanuel Macron që u shpreh para pak ditësh për krijimin e një ushtrie europiane, duke korrur kritika të forta nga presidenti amerikan, Donald Trump, edhe kancelarja Merkel u pozicionua në Strasburg.

Merkel u shpreh pro krijimit të ushtrisë evropiane, duke mbështetur kështu idenë e presidentit francez. “Ne duhet të punojmë për vizionin që një ditë të kemi edhe një ushtri të vërtetë europiane”, tha Merkel.

Kancelarja Merkel në fjalimin e saj preku edhe çështjen e euros duke theksuar, se euro mund të funksionojë si monedhë e përbashkët, vetëm nëse të gjithë i kryejnë detyrimet e tyre.

 

Të fundit