Flash News

KRYESORE

Propozimi i Ramës për president të përbashkët, a është Sali Berisha emri që i bashkon dy vendet?

Propozimi i Ramës për president të përbashkët, a

Në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Edi Rama hodhi idenë e zgjedhjes së një presidenti të përbashkët mes dy vendeve si simbol i unitetit kombëtar. Propozimin Rama e bëri në foltoren e Kuvendit të Kosovës por nuk dihet nëse së bashku me idenë, Rama e kishte apo jo në mendje edhe një emër se kush mund të ishte ‘Presidenti i kombit’.

Por duke u nisur nga ky propozim i Ramës, kush mund të ishte profili i një presidenti të përbashkët Shqipëri-Kosovë?

Duket se një lloj përgjigje Rama e mori edhe në sallën e Kuvendit ku emri i Sali Berishës ishte ndër më të duartrokiturit nga të pranishmit.

Sali Berisha është emri i cili lidh dy vendet që në lindje. Ai ka lindur në Malësinë e Gjakovës ndërsa për 27-vite ka qenë protagonist i zhvillimeve më të rëndësishme në Shqipëri. Ndërkohë, në anën tjetër të kufirit kontributi i Berishës njihet që nga koha e luftës, banesa e tij ishte bazë e UÇK-së, dhe për të vijuar më vonë tek shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe më pas lobimin për njohjen e saj në arenën ndërkombëtare.

Por jo vetëm kaq, Berisha ka bërë praktikisht edhe hapin e parë më të madh drejt ‘bashkimit’ të dy vendeve, ‘Rruga e Kombit’. Kjo iniciativë e qeverisë ‘Berisha’ bëri që distanca mes dy kryeqyteteve të shkurtohej ndjeshëm.

Por a është i këtij mendimi Rama? A është ai i gatshëm për ta bërë Sali Berishën, kundërshtarin më të ashpër politik dhe më jetëgjatë të tij, ‘President të kombit’? Qëndrimi që do të mbajë do të tregojë edhe seriozitetin e propozimit të hedhur sot./Politiko.al

 

 

 

Të fundit