Flash News

KRYESORE

Propozimi i Ramës për president të përbashkët nuk gjen mbështetje në Kosovë

Propozimi i Ramës për president të përbashkët nuk gjen

Anëtari i Kryesisë së LDK-së në Kosovë, Avdullah Hoti ka kundërshtuar idenë e kryeministrit Edi Rama për një president të përbashkët mes dy shteteve. Sipas Hotit, kjo tezë bie në kundërshtim me aspiratat evropiane të vendit.

“Propozimi i Edi Ramës për president mbarëkombetar është mungesë respekti për aspiratat e kosovareve për shtet të pavarur, të integruar në BE dhe NATO”, shkruan Hoti në rrjetin social, Facebook.

Më herët, Rama deklaroi gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës, për nder të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës se dy vendet mund të kenë nje president si simbol të unitetit kombëtarë.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njejta po pse jo një president simbol të unitetit kombëtarë dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, tha Rama.

Të fundit