Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Propozimi surprizë i Bashës: Të hiqet imuniteti për çdo deputet... 4 deputetë të PD-së i dalin kundër
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i ndikuar nga situata e fundit e krijuar nga çështja e Saimir Tahirit, ka bërë një propozim surprizë që çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë të zhvishet nga imuniteti, çka i hap rrugë prokurorisë t’i hetojë dhe t’i arrestojë nëse ka prova kundër tyre.
Ky amendament kushtetues është propozuar nga Basha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, pas vendimit të deputetëve të mazhorancës në Këshillin e Rregullores për të mos lejuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, duke vendosur një precedent të rrezikshëm, atë të dhënies së rolit të gjyqësorit Kuvendit të Shqipërisë.
Raportohet se kryeopozitari ka mbështetjen e ambasadave të huaja për këtë vendim, pasi precedenti 'Tahiri' rrezikon ta nxjerrë jashtë loje SPAK-un, institucionin e ri të hetimit që do krijohet në kuadër të reformës në drejtësi.
Por sipas Panormës, ky propozim i Bashës ka hasur në kundërshtimin e katër deputetëve demokratë. Edi Paloka, nënkryetar i Kuvendit, Gent Strazimiri, Flamur Noka dhe Fatmir Mediu, kryetar i PR-së, janë shprehur kundër ‘amendamentit Basha’. Këta deputetë kanë theksuar se heqja e imunitetit do i hapte rrugë kryeministrit Edi Rama të hakmerrej politikisht ndaj zyrtarëve të opozitës dhe të bënte shfaqje politike. Deputeti Noka ka kontaktuar me Politiko.al dhe ka mohuar ta ketë kundërshtuar këtë nismë.
Gjithsesi, amendamenti do të vijojë të diskutohet ende në mbledhjet e grupit, përpara se të hartohet një nismë konkrete ligjore.