Flash News

KRYESORE

Prostitucion dhe kokainë për klientët, arrestohet pronari i lokalit, procedim penal për pesë vajza

Prostitucion dhe kokainë për klientët, arrestohet pronari i

Një pronar lokali është vënë në pranga në Belsh, ndërsa pesë vajza janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale të prostitucionit.

Sipas policisë, arrestimi i E.Ç., 43 vjeç, banues në Fier akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion vajzat në ambientet e lokalit dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë për klientët.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe shfrytëzimit të lokaleve për prostitucion, bazuar mbi informacionet e marra nga komuniteti se në ambientet e një lokali u shpërndahej lëndë narkotike e dyshuar kokainë klientëve të ndryshëm, si dhe shfrytëzoheshin vajza të moshave të ndryshme për prostitucion, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor "Liqeni", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

  • E.Ç., 43 vjeç, banues në Fier, (pronari i lokalit në të cilin zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme).

Si dhe u proceduan penalisht në  gjendje të lirë 5 shtetase për veprën penale "Prostitucioni".

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 14.7 gramë pluhur i dyshuar lëndë narkotike e llojit kokainë, një peshore elektronike, automjeti në pronësi të shtetasit E.Ç., si dhe 6 aparate telefonike celulare.

Gjithashtu ky shtetas nuk ishte i pajisur me kasë fiskale gjatë ushtrimit të aktivitetit në lokali, duke bërë të mundur fshehjen e të ardhurave.

Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve",  "Shfrytëzimi i prostitucionit" , "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", dhe "Fshehja e të ardhurave", në ngarkim të shtetasit E.Ç”, sqaron policia.

Të fundit