Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Protagonistët e dosjes ‘184’ nuk i ndahet njëri-tjetrit në Asamblenë e PS
Partia Socialiste zhvilloi sot asamblenë e radhës kombëtare, e cila zgjati rreth 60 minuta. Para fillimit të saj, ra në sy miqësia e deputetëve të Ulsi Manjës dhe Blerina Gjylametit me kryebashkiakun e ri të Dibrës, Dionis Imeraj.
Të tre njihen si pjestarët e dosjes ‘184’, e cila u publikua nga gazeta Bild, ku evidentohej shit-blerja e votave në zgjedhjet e parakohshme lokale të 11 shtatorit 2016. Në përgjime, shfaqej Ulsi Manja duke komunikuar me Imer Lalën, person me precedent penal, teksa diskuton për shit-blerjen e votës para zgjedhjeve.
Dionis Imeraj, u denoncua ditën e zgjedhjeve nga Partia Demokratike, duke blerë vota në këmbim të parave, ndërkohë që deputeti i PD, Edi Paloka është shprehur se ekzistojnë përgjime edhe për Blerina Gjylametin, pa dhënë më shumë detaje.