Flash News

KRYESORE

Protesta 5 orëshe e opozitës/ Kryemadhi me një premtim për mbështetësit

Protesta 5 orëshe e opozitës/ Kryemadhi me një premtim për

Kryetarja e LSI, Monika kryemadhi, ka shpërndarë në 'Facebook' një video nga momentet e protestës së djeshme të opozitës. Ajo thekson se protestuesit treguan se treguan që Edi Rama ka dështuar me familjen e tij politike, me ekonominë shqiptare, me drejtësinë shqiptare, me të ardhmen e shqiptarëve ndersa premton se nuk do kete asnje hap pas.

“Kjo është protestë e shqiptarëve! E grave, e vajzave, e të rinjve, dhe gjithë atyre që duan të ardhmen në Shqipëri. Shqiptarët treguan që Edi Rama ka dështuar me familjen e tij politike, me ekonominë shqiptare, me drejtësinë shqiptare, me të ardhmen e shqiptarëve. Ky njeri i dështuar që për karrigen e tij helmon, dhunon dhe arreston qytetarë të pafajshëm, gazetarë, të rinj, të reja, burra e gra, shumë shpejt do të japë llogari para drejtesisë. Asnjë hap pas!”, nënvizon Kryemadhi.

Në fund, ajo shton se Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve të cilët ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Të fundit