Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Protesta/ Arben Imami: Tregoi që ka vullnet popullor për të mos pranuar Qeverinë kriminale
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami thotë se protesta e 16 shkurtit, e organizuar nga opozita, i ka arritur të gjitha pritshmëritë. Gjatë emisionit ‘Byro Politike’, në Abc News, Imami theksoi se protesta tregoi se vullneti popullor nuk e pranon këtë Qeveri, të cilin e ai konsideroi kriminale.
“Thelbi i protestës tregoi që ka një vullnet popullor për të mos pranuar Qeverinë më të zezë në historinë e Shqipërisë. Është një qeverisje kriminale dhe në mbështetje të krimit”, tha Imami.
Imami u shpreh se tani “problemi është si do ta përkthejmë (këtë vullnet) në një rrugë institucionale dhe sa më të përmbajtur.”
Pas protestës së organizuar në Tiranë, opozita vendosi që të djegë mandatet e deputetëve, si përgjigje ndaj Qeverisë, të cilën e akuzojnë se ka manipuluar zgjedhjet.