Flash News

KRYESORE

Protesta dhe grevë në Greqi  kundër masave të reja të kursimit

Protesta dhe grevë në Greqi  kundër masave të reja

1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve  ka ngritur në protesta dhe greva 24 orëshe Sindikatat në Greqi.

Ata janë ngritur në protestë në nivel kombëtar kundër masave të reja të kursimit në këmbim të zhbllokimit të kësteve të huasë ndërkombëtare.

“Qeveria dhe kreditorët kanë shfrytëzuar popullin dhe klasën punëtore prej shtatë vjetësh”, shkruan sindikata e fuqishme e punonjësve të administratës publike “Adedy” ndërsa manifestimet e planifikuara u shpërndanë nga forcat e rendit në Athinë dhe në disa qytete të mëdha të vendit.

Sindikatat bënë thirrje të enjten për një grevë të përgjithshme më 17 maj për të protestuar kundër masave të reja të kursimit.

 

 

Të fundit