Flash News

KRYESORE

Protesta e 16 marsit, Basha tregon prioritetet e PD-së për drejtimin e vendit

Protesta e 16 marsit, Basha tregon prioritetet e PD-së për drejtimin e

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë të Paskuqanit, Lulzim Basha ka shpalosur edhe disa pika kryesore të programit ekonomik të Partisë Demokratike. Basha theksoi se qeveria e ardhshme do të ulë taksat dhe do të krijojë mundësi punësimi për shqiptarët.

Ndihmë e madhe do i jepet biznesit së vogël, si dhe do të hiqet taksa e vendosur në ‘Rrugën e Kombit’

“Ju jap fjalën se do të jem në krahun tuaj deri sa ta fitojmë këtë betejë. Na pret një qeveri me taksa të ulëta, me mundësi punësimi për të gjithë shqiptarët. Sepse Shqipëria i ka mundësitë të ulë taksat. Ne e kemi planin. Uljen e çmimit të naftës me 30 lekë, uljën e taksës së biznesit të vogël, 0.5% e xhiros në vit dhe asnjë taksë tjetër, as lokale as qëndrore. Të gjitha do të shkojnë për pushtetin lokal. Do ta heqim taksën e “Rrugës së Kombit”. Duhet larguar kjo qeveri. Kjo qeveri nuk e ka lidhur fatin me shqiptarët, por me kriminelët”, u shpreh kryeopozitari.

Opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë masive në Tiranë, më 16 mars, ndërkohë që kryetarët e partive po zhvillojnë disa takime në qytete të ndryshme të vendit.

Të fundit