Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Protesta e 16 marsit/ Ministri Lleshaj: Opozita t’i thërrasë arsyes; nuk ka shans që Shqipëria të destabilizohet
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka kërkuar nga partitë opozitare që të ndikojnë që në protestën e 16 marsit të mos provokohet dhunë. Në intervistën për emisionin ‘Debati’ në Channel One, Lleshaj tha se partitë opozitare duhet t’i thërrasin arsyes dhe të mos përpiqet të kompesojë humbjen politike me dhunë.
“Shpresoj që ata bëjnë thirrje për protestën e radhës t’i thërrasin arsyes. Ka ardhur koha që ata të arsyetojnë. Refuzoj dhunën e çfarëdo lloji të jetë. Partitë që kërkojnë të kompesojnë humbjen me dhunën, bëjnë një gabim shumë të madh”, tha ministri.
Ministri i Brendshëm siguroi se Shqipëria nuk ka asnjë shans që të destabilizohet dhe se e ardhmja euro-atlantike është e garantuar.
“Përpjekjet për destabilizim të vendit na bëjnë dëm, por janë edhe të pashpresa. Nuk ka asnjë shans që Shqipëria të destabilizohet. Shqipëria e ka të ardhmen e saj euro-atlantike të garantuar”, tha Lleshaj.
Sipas Lleshajt, protestat e vërteta qeveritare nuk bëhen me grafik, por fillojnë dhe nuk ndalen.
Partitë opozitare kanë bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës të së shtunës, për të larguar kryeministrin Edi Rama, që, sipas tyre, ka vendosur pushtetin në shërbim të krimit dhe oligarkëve.