Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Protesta e 16 shkurtit/ Andi Bushati: Lidershipi i opozitës të vetësakrifikohet dhe të mbajë përgjegjësi
Për analistin Andi Bushati, “Partia Socialiste nuk përfaqëson sot asgjë tjetër përtej Edi Ramës.” Në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Bushati tha se tani “kemi arritur në këtë pikë që Rama ose rrëzohet ose nuk i preket asnjë fije e pushtetit.”
Duke folur për protestën e opozitës më 16 shkurt, Bushati u shpreh: “Nuk ka shqiptar që nuk e kupton që qeverisja e Edi Ramës është damkosur për lidhjet me krimin. Nëse është protestë demaskuese, nuk ka nevojë të bëhet, problemi është kredibiliteti i opozitës për të thithur këtë forcë të madhe. Në këtë kuptim unë jam skeptik për besueshmërinë e opozitës.”
Analisti Bushati kërkoi nga liderët e opozitës që të vetësakrifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi, në mënyrë që populli t’u shkojë nga mbrapa.
“I takon lidershipit të opozitës, krerëve të saj kryesorë, të demonstrojnë një vetësakrifikim që janë ata të parët që mund të goditen dhe të marrin përgjegjësi, që populli t’u shkojë mbrapa. Është shumë mirë që njerëzit të protestojnë, madje edhe me mjete ekstraligjore, që nuk është e përjashtuar”, tha Bushati.
Andi Bushati ngriti gjithashtu dyshimin nëse opozitës është e gatshme të mos hyjë në zgjedhjet e ardhshme, nëse nuk rrëzohet me protesta Qeveria e Edi Ramës, të cilën e akuzojnë për manipulim të votave në bashkëpunim me krimin.