Flash News

KRYESORE

Protesta e 16 shkurtit/ Deputeti i PD: Do të dëgjohet zëri i popullit, pushteti është i frikësuar

Protesta e 16 shkurtit/ Deputeti i PD: Do të dëgjohet zëri i

Ish ministri i Jashtëm dhe deputeti i PD-së, Tritan Shehu analizon gjendjen politike në vend dhe tregon detaje për zhvillimin e protestës së 16 shkurtit.

“Unë mendoj se populli do të dalë me 16 shkurt, ditën e shtunë, në një vend, në një hapësirë të madhe, me një qëllim: për t’i thënë ndal fenomeneve arbitrarë dhe negative, për të shtyrë vendin drejt zhvillimeve pozitive të thella politike, nëpërmjet votës së lirë të qytetarëve. Unë e shoh këtë protestë si një përmbledhje të protestave të përgjithshme, që ka Shqipëria, të koncentruar të shtunën në qendrën e Tiranës”, shprehet Shehu, në një intervistë për gazetën “Shekulli”.

Deputetit demokrat i është shtruar pyetja se duke qenë se Basha është shprehur se protestën e drejton populli dhe populli është shumë i revoltuar ndaj qeverisë, a parashikohet të jetë e dhunshme protesta e 16 shkurtit.

“Është protestë popullore. Unë mendoj, se është një mundësi që qytetarët të marrin vetë në dorë fatet e tyre, për të bërë që nesër Shqipëria të përmirësohet dhe të shkojë atje ku i takon, në familjen europiane. Do të dëgjohet zëri i popullit, i cili është i fuqishëm, por dhe i drejtë e i mençur. Unë mund të them, se pushteti është në krizë, është i frikësuar”, shprehet Shehu.

Të fundit