Flash News

KRYESORE

Protesta e 16 shkurtit, Tabaku tregon nëse ka mbështetje nga ndërkombëtarët

Protesta e 16 shkurtit, Tabaku tregon nëse ka mbështetje nga

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur për “Top Talk” se çdo përfaqësues i institucioneve ndërkombëtare e ka kuptuar se zgjedhje të lira e të ndershme, me këtë mënyrë se si ka funksionuar deri tani, nuk mund të ketë.

“Ne kemi kërkuar që prokuroria t’i hetojë ata që kanë vjedhur zgjedhjet, por nëse vazhdon vjedhja me grupe kriminale dhe askush nuk del para përgjegjësisë, besoj që të gjithë bien dakord që kërkohet një zgjidhje politike”, tha deputetja Tabaku.

Kur u pyet nëse protesta e 16 shkurtit ka mbështetje nga ndërkombëtarët, Tabaku u përgjigj se përgjimet i ka nxjerrë “Zëri i Amerikës” dhe nuk ka këmbanë më të fortë alarmi për qeverinë sa kur ai që solli ndryshimin në vitin 90, nis e kërkon ndryshim përsëri në vitin 2019.

Të fundit