Flash News

KRYESORE

Protesta e 26 majit, Nard Ndoka thirrje me shprehjen e At Zef Pllumit

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka është bashkuar me thirrjet ndaj shqiptarëve për të marrë pjesë në protestën e opozitës, që pritet të mbahet më 26 maj para kryeministrisë.

Nard Ndoka ka zgjedhur një shprehje të At Zef Pllumit për t’ju kujtuar shqiptarëve se kjo qeveri është; “nëna e të gjitha të këqijave”!

“Me 26 Maj të gjithë në protestë; sot protestohet ndaj të keqes, padrejtësisë, arrogancës, korrupsionit, krimit, drogës, varfërisë, pra kundër kësaj qeverie që është; “nëna e të gjitha këtyre të këqijave”!  Koha për të larguar të këqijtë e këtij vendi nga qeverisja dhe politika!”, shkruan Ndoka në profilin e tij në facebook.

 

Të fundit