Flash News

KRYESORE

Protesta e 26 majti, Çollaku tregon detaje: Nis nga sheshi ‘Skënderbej’

Protesta e 26 majti, Çollaku tregon detaje: Nis nga sheshi

Në datën 26 maj do të mbahet protesta e thirrur nga opozita. Deri më tani, selia blu, nuk ka zbardhur shumë detaje sa i takon organizimit të saj.

Kreu i këshilltarëve demokrat në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ ka treguar se protesta e së shtunës do të nis në sheshin ‘Skënderbej’ për të vijuar më pas në ‘Bulevardin Dëshmorët e Kombit’.

“Ka për të qenë protesta më masive që ka ndodhur ndonjë herë në Shqipëri”, deklaroi Çollaku.

I pyetur nëse ka një plan për rrethimin e godinës së kryeministrisë, Çollaku nuk dha detaje duke thënë se janë ende në proces diskutimi.

Të fundit